16:35 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Kanë, rikthehet në derbi?

Harry Kane mund të rikthehet shumë shpejtë të luajë për skuadrën e Tottenham Hotspur.

Ylli i Kombëtares së Anglisë pësoi një lëndim në kycin e këmbës në përballjen kundër Bournemouthit në fillim të këtij muaji, transmeton IndeksOnline.

Në konferencë për shtyp, para ndeshjes derbi kundër Chelseat që luhet të dielën, trajneri Mauricio Pochettino thotë se do ta testojë sulmuesin Harry Kane.

“Ne kemi nevojë për ta vlerësuar atë, ka ende kohë disa ditë deri në lojë. Mendoj se është vështirë tani të thuash po ose jo. Ai është në fazën e rikuperimit”, thotë Pochettino.

Ndeshja mes Chelseat dhe Tottenhamit zhvillohet të dielën nga ora 17:00./IndeksOnline/