08:38 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Kupa e Botës/ Rekordet që mund të thyen në Rusi!

Kampionati Botëror nis nga dita e nesërme, me ndeshjen e nikoqirit Rusi dhe Arabia Saudite.

Të gjithë janë adhurues të këtij kompeticioni dhe mezi presin 14 qershorin, shkruan IndeksOnline.

Para fillimit të Kampionatit ua zbulojmë disa rekorde që mund të thyen në Rusi.

-Rekordi i parë që mund të thyhet është ai i Brazilit, me 13 ndeshje pa u mposhtur. Këtë rekord e mban që nga viti 1954. Por, Gjermania ia rrezikon tej mase këtë rekord, pasi që nga viti 2010 nuk ka pësuar humbje. E fundit ishte ndaj Spanjës, në gjysmëfinale me rezultat 1-0. Gjermanët e Joachim Low janë të pamposhtur qe tetë ndeshje në këtë kompeticion.

-Rekordi tjetër i përket legjendës argjentinase, Diego Maradona. Armando ka shënuar 6 gola si kapiten i Argjentinës dhe mban rekord me më së shumti gola si lider. Rreziku për thyerjen e këtij rekordi është tejet i madh, pasi Lionel Messit i duhen edhe tri gola për ta kaluar liderin argjentinas.

-Gjashtë ndeshje të pamposhtur në Kupën e Botës; Ky është një rekord i Federatës së Futbollit Amerikane, qendrore dhe veriore(CONCACAF). Nëse Kosta Rika fiton ndaj Serbisë dhe e bën të njëjtën gjë ndaj Brazilit, atëherë automatikisht shkruan historinë. Pasi në vitin 2014, ky ekip nuk humbi në pesë ndeshjet e tyre.

-5 gola në tre Kupa të Botës. Një rekord që kërkohet nga Thomas Muller, sulmuesi i Bayern Munchen. 28-vjeçari së bashku me shokën e tij Miro Klose dhe Teofil Cubillas janë lojtarët e vetëm që kanë shënuar më shumë se katër herë në këtë turne. Klose në përgjithësi mban rekordin me 16 gola, kurse gjashtë ka Muller.

-Vetëm dy legjenda kanë arritur ta fitonin Kupën e Botës si trajner dhe si lojtar. Atë e bën Mario Zagallo dhe Franz Beckenbauer. Ky rekord mund të arrihet edhe nga legjenda franceze, Didier Deschamps.

Kujtojmë edhe njëherë që nesër nga ora 17:00, nis Kampionati Botëror me ndeshjen Rusi – Arabi. Kjo ndeshje transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK)./IndeksOnline/