15:20 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Liverpoolit i del një telashe e madhe, një ditë para fillimit të Premierligës

Liverpooli ka marrë një lajm tronditës sot. Mbrojtësi i skuadrës, Dejan Lovren po vuan nga një lëndim i rëndë.

Raportohet se ylli kroat ka marrë lëndim të rëndë në Botëror dhe skuadra nuk është njoftuar fare për këtë. Ai ka tentuar të fillojë me stërvitje, por e ka patur të pamundur nga dhimbjet.

Lovren raportohet se mund të jetë gjatë jashtë fushave për shkak të këtij lëndimi. Liverpooli është frustruar shumë nga kjo situatë pasi që klubi nuk është njoftuar fare për këtë lëndim dhe tani afati kalimtar është i mbyllur./Indeksonline/