09:47 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Lori Hoxha e mallëngjyer, kujton sa “provokuese” ishte (Foto)

Lori Hoxha është trashëgimtarja e famshme e gjigandit mediatik “Top Channel”.

Ajo në rrjetet sociale është shumë aktive, sidomos me fotografi të saja dhe atyre që tregojnë jetën luksoze të saj.

Së fundi, bukuroshja ka publikuar një imazh në të cilën e shohim veshur me pantallona të shkurta dhe bluzë të hapur. Këto i kishte kombinuar me çantën dhe atletet, transmeton Indeksonline.

“Vite më parë, kur isha duke kaluar nëpër Evropën Perëndimore, isha vetëm jashtë Barcelonës, duke ecur në ultësirat e malit Tibidabo. Isha në fund të kësaj rruge, dhe aty ishte një liqen, shumë i izoluar, dhe kishte pemë të gjata rreth e rrotull” kishte shkruar Lori duke përshkruar situatën e cila është situtatë nga një serial i njohur.

Ndryshe, Lori pëlqen shumë udhëtimet dhe sidomos vendet e shtrenjta dhe shumë luksoze./Indeksonline/