12:09 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Luis pranë largimit, e konfirmon edhe bashkëlojtari i tij

Atletico Madridi barazoi, 1-1 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në La Liga ndaj Valencias.

Dhe Jan Oblak ishte pyetur nga8 gazetarët nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Filipe Luis te klubi madrilen.

Paris Saint-Germain vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin brazilian dhe Luis pritet të zyrtarizohet si lojtar i PSG-s tani, transmeton IndeksOnline.

”Është paksa pikëlluese, por futbolli është kështu, le ta shohim se çfarë do të ndodhë”, shpjegoi ai në intervistë pas ndeshjes.

”Filipe ka mundësi të mirë dhe ne duhet ta respektojmë vendimin e çdo lojtari”./IndeksOnline/