18:30 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbappe e do Kanten në PSG, ia rekomandon presidentit Nasser Al-Khelaifi!

Kylian Mbappe u shpall futbollisti më i mirë i ri në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Mbappe pas Kampionatit Botëror ka bërë një intervistë për një revistë franceze duke i zbuluar shumë detaje.

19-vjeçari ka treguar se është një tifoz i madh i N’Golo Kantes, futbollistit të Chelseas dhe mezi pret që ai një ditë ta veshë fanellën e PSG-së.

Ai madje ia ka rekomanduar Kanten edhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Përveç kësaj, Mbappe thotë se tre lojtarët potencial për ta fituar “Topin e Artë” në këtë sezon, janë: Crisitano Ronaldo, Raphael Varane dhe Luka Modric.

Futbollisti francez gjatë sezonit të parë me PSG-në mbajti fanellën me numër 29, por siç duket nga sezoni i ri ai do ta bartë fanellën me numër 7. Numrin 7 te gjiganti francez e kishte Lucas Moura, por ai iu është bashkuar Tottenham Hotspur gjatë afatit të janarit./IndeksOnline/