17:41 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Mediat italiane: Këto janë shpresat e Romës për ta eliminuar Barcelonën

Barcelona do të ishte kundërshtari më pak i dëshirueshëm nga Roma, megjithatë verdhekuqtë tashmë do të duhet të bëjnë gati strategjinë për t’i bërë ballë “alienit” Messi dhe blerjeve të furishme të katalanasve këtë sezon.

Megjithatë, duket se mediat italiane kanë gjetur disa probleme tek Barcelona, të cilat sipas tyre mund t’i japin një shanc Romës për të kaluar.

“Barcelona e tanishme nuk është ajo e Guardiolës. Tani ajo nuk i asfikson kundërshtarët dhe luan më hapur. Pastaj, kur vjen puna tek lojtarët duhet të themi se ka shance që Sergio Busquets të mos luajë për shkak të një dëmtimi në këmbën e tij të djathtë. Roma ka avantazh mundësinë për të bërë gabime, gjë të cilën nuk e ka Barcelona. Roma mund të luajë më lirshëm”., shkruan Gazzetta dello Sport.

Megjithatë, Messi duket të jetë i frikshëm përballë skuadrave italiane duke shënuar 12 gola në 19 ndeshje

Temat: