19:25 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Messi ka vendosur se nëse do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve të FIFA-së

Vendimi i shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA për ta lënë Messin jashtë listës se tre më të mirëve në botë kishte shkaktuar debate të shumta në publik duke e quajtur absurd këtë vendim, transmeton Indeksonline.

Në treshen e ngushtë për çmimin e më të mirit janë Ronaldo, Modric dhe Salah. Pas lënies jashtë për çmimin e më të mirit ishte në dyshim pjesëmarrja e Lionel Messit në këtë ngjarje.

Por, ylli argjentinas në respekt për tre finalistët dhe e ka ndjerë vetën të detyruar si kapiten i Barcelonës që të marrë pjesë në këtë ceremoni, raporton DailyMail.

Messi mund të mos dal duar thatë nga kjo ceremoni pasi që Messi mund të jetë pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2018 dhe gola e tij kundër Nigerisë në Kupën e Botës është e nominuar për golin më të mirë të vitit./Indeksonline/

Temat: