17:22 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Ndodhi takim final për të ardhmen e Griezmann

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo është takuar me yllin francez, Antoine Griezman. Takimi ka ndodhur në ambientet e skuadrës madrilene.

Temë e takimit ka qenë bindja e Griezmann për të mos u bashkuar me Barcelonën, por të vazhdoi të qëndroi te Atletico edhe edicionin e ardhshëm.

Nuk ka detaje të tjera për këtë takim, por mediat spanjolle janë të bindura se do të jetë e pamundur që sulmuesit francez të bindet për qëndrim.

Kjo pasi që agjenti i tij në dhjetor raportohet të ketë arritur marrëveshje gojore me Barcelonën dhe se lojtari mezi po pret që të bashkohet me skuadrën e re./Indeksonline/