Në ”Adem Jashari, Drita synon sonte që ta shkruajë historinë
Kampioni i Kosovës, Drita e ka humbur ndeshjen e parë kundër Dudelange në kuadër të kualifkimeve për në Europa League.
Skuadra e Bekim Isufit me fitoren eventuale sot mund të kualifikohej në rrethin e tretë të kësaj gare, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e parë në Luksemburg iu takoi vendasve me rezultat, 2-1, ndërsa sonte në Mitrovicë, Drita duhet që ta përmbysë rezultatin.
Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin, ”Adem Jashari” në Mitrovicë, teksa me një rezultat, 1-0, Dirta do të vazhdonte tutje.
Si trajneri, Bekim Isufi ashtu edhe kryetari i klubit, Valon Murseli ka kërkuar mbështetje nga ”Intelektualët” për ndeshjen e sotme./IndeksOnline/