15:03 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Në kulme, në stadium, në “mal”, Peja plot “Intelektualë” (FOTO)

Tifozët e Dritës nuk e kanë zgjedhur vendin se nga ku ta shikojnë derbin Prishtina-Drita.

Për ta e rëndësishme është të shikohet loja, por se nga ku, kjo nuk çon fare peshë.

Shumë “Intelektualë” ia kanë mësyrë kulmeve të ndërtesave që gjenden afër stadiumit “Shahin Haxhiislami”, shkruan Indeksonline.

Disa prej tyre kanë zënë vend në pjesët e gjelbruara afër stadiumit.

Ndërsa, lexues të Indeksonline kanë bërë të ditur për redaksinë se disa nga “Intelektualët” kanë paguar nga 2 euro për t`u ngjitur në kulmet e ndërtesave./Indeksonline/