08:20 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Emri i legjendës nuk ndriqon më në stadiumin, ”Fadil Vokrri”

Drita – Prishtina, ishte ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin e rinovuar, ”Fadil Vokrri”.

Disa ditë para ndeshjes, u vendosë emri i presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri në pjesën e sipërme të stadiumit.

Emri i tij u ndriqua me drita, gjë e cila u pritë mjaft mirë nga tifozët e futbollit kudo pasi që kjo ia jepte një pamje perfekte stadiumit.

Të hënën u zhvillua, sfida e lartëcekur për Superkupën e Kosovës në futboll, ku triumfoi Drita, 2-1, transmeton IndeksOnline.

Por, emri i presidentit të nderë nuk ndriqon më në stadium. Kjo pasi që dritat e vëna janë prishur, duke bërë që kjo pjesë ta marrë një pamje të keqe.

Mbetet të shihet nëse organet kompetente do ta marrin parasysh këtë rast./IndeksOnline/