75 Mall Live Search
22:37 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përplasje e ashpër e Thaçit me analistin nga Shqipëria: Mos u bëni agresiv…!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka pasur një përplasje të ashpër me njërin prej analistëve nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për Arian Vasjarin i cili e ‘ngacmonte’ presidentin me pyetje provokuese në emisionit “Real Story” të Sokol Ballës.

Thaçi sugjeroi të njëjtin që mos të merret vetëm me Serbinë, “Vuçiqi, Daçiqi, Nikoliqi… çka janë këto …”, ishte pyejta e Thaçit, transmeton Indeksonline

Ndërsa ai kërkoi nga numri një i Kosovës të qetësohet. “Mos u bëni agresiv me ne”, iu drejtua Vasjari, i cili mori menjëherë përgjigje nga Thaçi. “Jojo, askush s’po bëhet”. /Indeksonline/