13:17 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ramos i vë kurorën e “mbretit” Griezmanit (Foto)

Padyshim lajmi i ditës së sotme nuk ka qenë fitorja e Superkupës së Europës nga Atletico por humbja e saj nga Real-i.

Lojtarët e Atletico Madrid pasi kanë triumfuar në fushën e blertë në kohën shtesë ndaj komshijnve madrilen, nuk kanë humbur kohë por kanë postuar menjëherë në rrjetet e tyre sociale momente nga fitorja.

Por cili ka qenë postimi më goditës?

“Sergio Ramos duke kurorëzuar Antoine Griezmman.”

Ky ishte posti i mbretit të ri të Madrid-it/Europës, i cili ka thumbuar kapitenin e Real-it duke treguar se një sezon rivalizues po vjen në La Liga dhe tashmë Real-it ndoshta do t’i duhet të dorëzojë edhe kurorat e tjera.