18:39 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Real Madrid pa dy lojtarët kryesor në ndeshjen e radhës

Real Madrid do të luaj kundër Leganes në ndeshjen e mbetur të La Ligas për shkak të Kupës së Botës për klube.

Në ndeshjen kundër klubit që e eliminoi nga Copa del Rey, Zidane nuk do të paraqitet me Ronaldon për ta mbajtur të freskët për ndeshjen e kthimit kundër PSG-së.

“Ronaldo është duke bërë më mirë, sigurisht që e dimë, por nuk e di sa vite ai ka luajtur çdo ndeshje të dhe ka një moment në karrierën e një lojtari në të cilin ai ka nevojë për të pushuar”, tha Zidane.

Nga ana tjetër, Luka Modric jo vetëm që do të humbasë ndeshjen kundër Leganes. Mesfushori kroat gjithashtu mund të detyrohet të humbasë ndeshjen e dytë të rëndësishme kundër PSG.

“Ai mori një dëmtim të vogël, ai nuk po stërvitet tani, por ne ndihemi mirë në lidhje me atë. Nuk mendoj shumë për atë lëndim, kemi besim tek mjekët dhe fizioterapeutet, le të shpresojmë që ai të kthehet shpejt,” shtoi trajneri.

Real Madrid do të udhëtojë për në Leganés të mërkurën me mendjen e tyre për tu kahmarrë për eliminimin nga Copa del Rey disa javë më parë. /IndeksOnline/