14:14 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Riise: Ëndrra ime është për t’u bërë trajner

Ish-ylli i Liverpoolit, John Arne Riise është në rrugë për t’u bërë trajner.

Përmes një interviste për mediat e Norvegjisë, 37-vjeçari ka thënë se ka në ëndërr punën e trajnerit.

“Kam një ëndërr të madhe për të qenë trajner. Unë do të marrë një kurs B këtë verë, shpresoj se mund të jap gjithçka. Është kënaqësi e madhe për të dalë në fushë”, ka thënë Riise.

Riise luajti për klube të mëdha si Monaco, Roma, Liverpool, Fulham dhe APOEL./IndeksOnline/