15:54 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Rummenigge zbulon të ardhmen e Robbenit dhe Riberyt

Presidenti i klubit gjerman, Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për dyshen e “plakur”, Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Dyshja anësore kanë kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni, prandaj e ardhmja e tyre është në pikëpyetje, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Rummenigge thotë se në muajin prill do të ketë një takim me dy lojtarët ku do të vendoset për fatin e tyre.

“Ne kemi rënë dakord që në muajin prill të kemi bisedime me Robbenin dhe Riberyn. Është e konfirmuar në njëfarë mënyrë që të dy lojtarët dëshirojnë të luajnë”, ka thënë Rummenigge.

Robben u transferua në Bayern gjatë sezonit 2009 nga skuadra e Real Madridit. Ai poashtu luajti edhe për klube të njohura si, Chelsea, PSV dhe Groningen.

Kurse Ribery u transferua në Gjermani nga Marseille i Francës. Edhe ai më parë luajti për klube, Boulogne, Ales, Brest, Metz dhe Galatasaray./IndeksOnline/