15:22 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shpikje e cilit shtet janë semaforët?

Dritat e trafikut, të njohura edhe si sinjalet e trafikut apo semaforët, u zbuluan nga J P Knigh, një inxhinier amerikan i sinjalizimit hekurudhor.

Së pari u instaluan jashtë Shtëpisë së Parlementit më 1868 dhe dukeshin si cdo sinjal hekurudhor i asaj kohe, me valëzim manual dhe llambat e kuqe-jeshile që punonin me anë të gazit.

Për fat të keq ajo shpërtheu duke vrarë një polic. Aksidenti dekurajoi zhvillimin e mëtejshëm deri në epokën e motorit me djegie të brendshme.

Dritat e trafikut (semaforët) janë një shpikje amerikane. Sistemet e kuqe-jeshile u instaluan në Cleveland në vitin 1914. Sinjalet me tre ngjyra, të cilat operonin manualisht në një kullë në mes të rrugës, u instaluan në New York në vitin 1918. /IndeksOnline/