09:44 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Spanja thërret konferencë urgjente, Lopetegui në rrezik!

Kombëtarja e Spanjës është në kaos vetëm një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror.

Federata e Futbollit të Spanjës ka thirrur konferencë urgjente për shtyp, për ta sqaruar vendimin e trajnerit, Julen Lopetegui t’i bashkohet Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Madje në mediat e huaja shkruhet se Lopetegui rrezikon të shkarkohet menjëherë nga ekipi i Spanjës.

Kujtojmë që Loptegui do ta zë vendin e Zinedine Zidanes te Real Madridi, ku nënshkroi kontratë tri vjeçare. Edhe pse kishte vetëm disa javë që zgjati kontratën me Spanjën deri në vitin 2020, gjesti i Lopeteguit po quhet si tradhti.

Nga ora 10 e 30, Federata e Spanjës mban konferencë urgjente për ta sqaruar këtë gjendje./IndeksOnline/