15:53 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi e konsideron samitin e Sofjes historik për Kosovën (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për gazetarë ka folur lidhur me samitin e Sofjes që është mbajtur dje në Bullgari.

Thaçi ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë në këtë samit, është historike.

Presidenti ka thënë se pjesëmarrja e vendit tonë në këtë samit është fitore diplomatike, shkruan Indeksonline.

Ai ka treguar për disa tema që janë diskutuar në këtë samit.

“Është me rëndësi të theksoj se në samit kanë qenë përfaqësuesit e Bankës Evropiane dhe Botërore. Samiti ka ritheksuar fuqishëm perspektiven e tërë Ballkanit Perëndimor. Diskutimi ka qenë i përqendruar në temën e ndërlidhjes ndërmjet pushteteve të Ballkanit dhe BE-së. Ky samit ka veçantinë e vet, pasi Kosova për herë të parë ka marr pjesë në një samit të tillë. Duke marrë parasysh nivelin e këtij samiti, pjesëmarrja e Kosovës është historike, pasi është konsideruar si shtet i barabartë me të gjithë shtetet e tjera të Ballkanit. Kjo ka qenë fitore diplomatike. I jam mirënjohës kryeministrit të Bullgarisë dhe të gjithë shteteve anëtarë të BE-së. Përkundër sfidave dhe shkatërrimit që kemi përjetuar nga lufta, ne kemi arritur të marrim vetën si shtet demokratik dhe të jemi në hap me vendet e tjera në rajon që kanë arritur fituar pavarësinë para nesh”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/