14:16 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi kërkon masa ndaj zyrtarëve policorë që neglizhuan rastin tragjik në Gjakovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbetur i tronditur nga vrasja e nënës me të bijën në Brekoc të Gjakovës.

Thaçi, në një reagim të shkurtër, ka kërkuar të ndërmerren masa ndaj zyrtarëve policorë që e kanë neglizhuar rastin, pas raportimeve se e ndjera, ish-bashkëshortja e vrasësit, kishte raportuar në Polici se ka qenë e kërcënuar nga vrasësi paraprakisht.

“I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona”, ka thënë Thaçi.