08:27 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Samiti i Sofjes, historik dhe i rëndësishëm për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Sofje të Bullgarisë ku do të marr pjesë në Samitin e shteteve të Bashkimit Evropian.

Këtë samit, i pari i shtetit e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për vendin, transmeton Indeksonline.

“Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Indeksonline/