16:01 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Skënder Çeku një ndër figurat më të ndritura të lëvizjes kombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar luftëtarin e devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Çeku, ka shkruar se ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjen kombëtare, forcimin e bazave të UÇK-së dhe drejtpërdrejt në fronte dhe beteja në vitin 1998.

“Njëzet vjet më parë ndërroi jetë njëri nga luftëtarët më të devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Çeku. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjen kombëtare, forcimin e bazave të UÇK-së dhe drejtpërdrejt në fronte dhe beteja në vitin 1998. Skënder Çeku është ndër figurat më të ndritura që prodhoi lëvizja jonë kombëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.