10:48 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Tifozët anglez: Rusët do ta shohin çka është lufta (VIDEO)

Tifozët anglezë të skuadrës kombëtare paralajmërojnë “luftë” për rusët në prag të Kupës së Botës.

Anglezët kanë ndërmend të shkojnë në Rusi në numër të madh dhe atje të hakmerren ndaj tifozëve vendas për përleshjet në ndeshjet gjatë Kampionatit Europian në Francë 2016, shkruan indeksonline.

Grupet radikale të tifozëve nga ishulli po planifikojnë të grupojnë një numër të madh për të shkuar në Rusi për të treguar “ferrin e vërtetë” për mbështetësit vendas.

“Kjo do të jetë e treta, e katërta, pesta, gjashta dhe lufta e shtatë botërore. Nëse njerëzit mendojnë se kjo është e gjitha një shaka e madhe, kemi luajtur futboll, pimë duhan dhe flasim. Kjo nuk do të ndodhë,” kanë thënë huliganët anglez.

Thuhet se ata thonë se një pjesë e tyre tashmë kanë shkuar në Rusi për të mbledhur informacionin e nevojshëm. Plani i tyre është të mbrojnë tifozët e zakonshëm anglez.

“Atje (në Rusi) nuk ka mbrojtje, do të ketë 24,000 tifozë që do të shkojnë atje, dhe pa ne do të jenë si “delja ndër ujqër””.

Dy vjet më parë në Francë, tifozët rusë dhe anglez kishin përleshje të ashpra, veçanërisht në Marsejë, ku ata luajtën me njëri-tjetrin.

Anglia është në grupin G, së bashku me Belgjikën, Panaman dhe Tunizinë. /IndeksOnline/

Temat: