21:00 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Barçës e befasojnë Iniestan (Video)

Andres Iniesta po zhvillon ndeshjen e fundit si futbollist i Barceloës.

Mesfushori spanjoll do të largohet përfundimisht nga klubi ku fitoi gjithçka.

Tifozët kanë përgatitur një koreografi gjigante për nderë të tij, shkruan indeksonline.

Përveç koreografis në fillim të ndeshjes, në minutën e tetë që simbolizon numrin e tij ata shfaqën edhe një mesazh për të.

Iniesta është prodhim i akademisë së Barcelonës dhe ka debutuar në skuadrën e parë në vitin 2002.

Që nga atëherë ai ka zhvilluar 437 ndeshje duke shënuar 35 gola. /IndeksOnline/