15:09 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozi i Arsenalit takohet me Kanten, e pabesueshme se çfarë mesazhi merr nga mesfushori francez

Më shumë dëshmi se N’Golo Kante është futbollisti më simpatik në ditët e sotme të futbollit.

Ai nuk është vetëm futbollist cilësor, por ai është edhe një person i mirë.

Një njeri i thjeshtë dhe modest, i cili ka hyrë në zemrat e tifozëve të futbollit në mbarë botën, transmeton IndeksOnline.

Chelsea ka triumfuar përballë Arsenalit, 3-2 në derbin londinez që u zhvillua këtë të shtune.

Kante celebrates with Alonso. Image: PA

Dhe tani një storie e një tifozi të Arsenalit, të quajtur ”Sharkley” është duke qarkulluar me të madhe në rrjetet sociale.

Normalisht, ai është i zhgënjyer me humbjen në derbi. Madje ai u takua rastësisht me Kanten, i cili i kërkoi falje.

”Sharkley” takoi Kanten, ku mesfushori francez i kërkoi falje pas humbjes që ia shkaktoi Arsenalit.

”Vetëm sa e takova këtë njeri. I tregova se jam tifoz i Arsenalit dhe isha i zhgënjyer me humbjen, por ai buzëqeshi dhe më tha, ‘më fal’. Çfarë djaloshi”, shkroi ai në Twitter./IndeksOnline/