20:22 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

UEFA Europa Ligë: Drita fiton në pjesën e parë, humb në të dytën

Skuadra kosovare, FC Drita ka pësuar humbje në UEFA Europa Ligë.

Kampioni i Vala Superligës së Kosovës është mposhtur nga ekipi i Luksemburgut, Dudelange me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan kosovarët, me golin e Xhevdet Shabanit në minutën e 45’të.

Por, pjesën e dytë e fitoi ekipi vendas, nga 0 me 1 në 2 me 1.

Golat i shënuan; Perez (66’të) dhe Turpel (81’të).

Kujtojmë që klubi nga Kosova mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua Krasniqi.

Ndeshja e kthimit zhvillohet 2 gusht në stadiumin “Adem Jashari”, Mitrovicë./IndeksOnline/