18:51 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Uruguai i dërgon në shtëpi Arabinë dhe Egjiptin (Video)

Uruguai edhe zyrtarisht është në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës.

Kombëtarja nga Amerika Latine në ndeshjen e dytë mposhti Arabinë Saudite me rezultat minimal 1-0, shkruan indeksonline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Suarez në minutën e 23-të.

Pas kësaj ndeshje, Rusia dhe Uruguaji kalojnë në xhiron tjetër, ndërsa Egjipti dhe Arabia Saudite ndeshjen e fundit do ta luajnë vetëm për statistika. /IndeksOnline/