13:47 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Van Persie pranë rikthimit te ish skuadra

Robin Van Persie mund të nisë një aventurë të re larg Turqisë. Sipas mediave, holandezi mendon rikthimin te Feyenoord, skuadër me të cilën është aktivizuar në vitiet 2001-2004.

34-vjeçari kontrata e të cilit me Fenerbahcen skadon në Qershor të 2018, ka nisur tratativat me drejtuesit e klubit turk për ta prishur në mënyrë konsensuale kontratën, pasi dëshiron rikthimin në Holandë që gjatë merkatos së Janarit.

Van Persie është pjesë e Fenerbahces që nga viti 2015, kur u transferua nga anglezët e Manchester United.