15:05 / E Hënë, 16 Prill 2018

Volvo tani po ndërton edhe kamionë elektrik

Volvo e ka marrë mjaft seriozisht punën e automjeteve elektrike. Por, prodhuesi i makinave nuk është i vetmi që futet në lojë. Tani edhe prodhuesi i kamionëve me të njejtin emër po bën të njejtën gjë.

Pavarësisht nga trashëgimia e përbashkët, emri, marka, madje edhe tipografia, dy Volvo-të nuk janë të lidhura më. Ndërsa brendi Geely zotëron kompaninë e makinave, prodhuesi i kamionëve është vet Volvo shkruan IndeksOnline. Volvo Group gjithashtu kontrollon markat e kamionëve Renault dhe Mack.

Prodhuesi i automjeteve komerciale tashmë ka prezantuar Volvo FL Electric. Ky kamion është projektuar për transportim urban dhe ofron nivele më të ulëta të zhurmës dhe cilësi më të mirë të ajrit sesa kamionët më konvencional.

FL Electric mundësohet nga një motor elektrik që prodhon 185 kW (248kuajfuqi). Ndihmuar nga dy dhe gjashtë bateri litium-jon (në varësi të kërkesës). Kamioni mund të mbushet shpejt për 1 deri 2 orë nëpërmjet fuqisë së DC, ose të mbushet me energji eleketrike brenda natës për 10 orë.

Volvo Trucks planifikon të ofrojë një gamë të gjerë të modeleve me bateri. /IndeksOnline/