17:49 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohet befasia e tifozëve të Barcelonës për Iniestan (Foto)

Barcelona dhe Real Sociedad të dielën do të takohen në ndeshjen e fundit të La Ligas për këtë sezon.

Kjo ndeshje do të jetë e fundit për Andres Iniestan me fanellën e skuadrës katalonase, shkruan indeksonline.

Tifozët e Barcës kanë përgatitur një koreografi madhështorë në ndeshjen e fundit të Iniestas.

Mesfushori spanjoll ishte pjesë e Barcelonës që nga fëmijëria ndërsa në skuadrën e parë u aktivizua në vitin 2002, ku ka zhvilluar 437 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola.

Iniesta ka arritur të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm si me Barcelonën ashtu edhe me Spanjën. /IndeksOnline/