Zbulohet e ardhmja e Antonio Contes
Tekniku nga Italia, Antonio Conte u shkarkua nga detyra e Chelseas para disa dite.
Conte u largua nga Blutë e Londrës pas dy sezoneve, ku fitoi dy tituj (Premierligën dhe Fa Cup), shkruan IndeksOnline.
Shumë media spekulojnë se Conte do të emërohet trajner i Milanit, por një gjë duket e sigurt se italiani pritet ta përdorë strategjinë e Carlo Ancelottit dhe Pep Guardiolas.
Conte pritet që të pushojë rreth një sezoni dhe të bëhet gati për ekipin e ri.
Pushimin më të relaksuar ia bëjnë edhe plotë 9 milionë funta, para këto që Chelsea është detyruar t’ia dhurojë italianit.
Kujtojmë që në garë për Conten për momentin është vetëm skuadra nga Serie A, AC Milan./IndeksOnline/