15:32 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zemra e madhe e Kante, pranon ftesën e tifozëve në shtëpinë e tyre

N’Golo Kante njihet si një futbollist shumë i qetë, punëtorë dhe i respektueshëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Kampioni i Botës është takuar me disa tifoz derisa po kryente lutjet në xhami dhe ka pranuar ftesën e tyre për vizitë në shtëpi.

“Eja në shtëpinë tonë të kalojmë mbrëmjen së bashku”, i ka thënë një tifoz në Londër.

Ai u ka kërkuar adresën dhe siç shihet në pamje, francezi i ka vizituar ata në shtëpinë e tyre.

Kante ka fituar dy herë Premierligën me Leicester dhe Chelsea dhe Kupën e Botës me Francën. /IndeksOnline/

Temat: