10:52 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Zyrtare: Barcelona rikthen talentin brazilian

Talenti brazilian, Marlon Santos do të rikthehet në Barcelonë pas një huazimi njëvjeçar te Nice në Francë.

Kjo është konfirmuar nga klubi francez në një deklaratë që konfirmon se Barcelona ka ushtruar mundësinë e rikthimit që kishte pas vitit të parë të transferimit.

22 vjeçari ishte në huazim te Nice dhe kishte opsionin e blerjes për 25 milionë euro.

Santos ka zhvilluar 23 ndeshje te Nice, ndërsa për Barcën ka zhvilluar vetëm dy ndeshje. /IndeksOnline/