18:59 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpooli e prezanton 10-shin e ri (Foto)

Liverpooli ka vendosur që të ia ndërrojë numrin yllit të skuadrës, Sadio Mane. Edicionin e ri ylli afrikan do ta bartë fanelën me numrin 10, duke e braktisur atë me numër 19.

Këtë numër para tij e barte magjistari brazilian, Coutinho.

Bordi i skuadrës ka njoftuar se të klubi do ua paguaj të gjithë fansave që kanë blerë këtë edicion fanelën me numër 19, duke ua kompenzuar fanelën e re të Manes me numër 10./Indeksonline/