17:40 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ozil gëzon tifozët, nënshkruan kontratën e re (Foto)

Mesut Ozil edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit londinez, transmeton IndeksOnline.

Ozil ka nënshkruar një kontratë afatgjate me “topçinjtë” deri në vitin 2021. Gjermani u transferua në “Emirates” nga Reali i Madridit. Që nga ajo kohë, Ozil ka shënuar 35 gola, 61 asisitme në 182 paraqitje.

Të interesuar për shërbimet e Ozilit gjatë këtij mini-afatit ishin: Manchester United, City, Inter dhe Psg./IndeksOnline/

Temat: