08:14 / E Diele, 23 Shtator 2018

​Inteligjenca artificiale gënjehet nga dashuria

Dashuria çakordon sistemet e inteligjencës artificiale që përdoren për të kapur mesazhe të mbushur me urrejtje, që janë gjithnjë e më të përhapur në internet, sipas një studimi të kryer nga Universiteti Aalto në Finlandë dhe i publikuar “arXiv”, arkiv në internet i studimeve që ende nuk kanë kaluar në analizimin e studiuesve të tjerë.

Ky rezultat i bazuar në analizimin e shtatë programeve që përdoren më shumë, tregon se makinat mund të gënjehen me lehtësi nga futja në mënyrë rastësore e fjalës “dashuri”, apo edhe nga gabime gramatikore dhe të vendosjes së hapësirave, të vullnetshme ose jo.

Problemi në bazë të sistemeve aktuale të inteligjencës artificiale është se kur duhet të përballen me tekste të ndryshëm me ata që janë stërvitur fillojnë të çakordohen. “Futëm gabime të thjeshta gramatikore, hoqëm disa hapësira dhe shtuam fjalë neutrale në komente negative”, shpjegon Tommi Grondahl, drjetuesi i grupit të kërkimit.

“Eleminimi i hapësirave mes fjalëve u shfaq si sulmi më i fuqishëm dhe një kombinim i të gjitha këtyre metodave ishte i efktshëm edhe kundër ‘Prespective’, programi që përdoret nga Google”.

Një frazë si “të urrej” kalon me lehtësi filtrat që duhet ta bllokojnë nëse modifikohet në “të urrej e dashur”.