Në Kroaci mbahet simpoziumi Adem Demaçi – simbol i rezistencës shqiptare
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, nesër në Zagreb mbahet simpoziumi kushtuar udhëheqësit e ideologut të shqiptarëve të Kosovës, Adem Demaçi, i cili i ka kaluar 28 vjet në burgjet jugosllave.
Simpoziumi “Adem Demaçi…“ simbol irezistencës shqiptare dhe luftëtar për Kosovën e pavarur”, organizohet ngaShoqata Kroate e të Burgosurve Politikë, Klubi i Grave Shqiptare „MbretëreshaTeutë“ në Kroaci, Qendra Dokumentare Informative dhe Klubi Kroat.

Në këtë simpozium do tëparaqiten fotografi dhe dokumente të shkruara dhe kujtime e dëshmi tëpjesëmarrësve, të cilët do të flasin se çfarë iu ka ndodhur vetëm për një fjalëtë folur, për një shkrim, recitimit të një poezie, për përpjekjet për t’ubashkuar që t’i bëjnë rezistencë bashkësisë jugosllave. Simpoziumimbahet në sallën II Vjenac, Kaptol 29a Zagreb, në ora 14.00, thuhet në njoftim.