13:19 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

​​Rama-Haradinajt: Heqë kravatën

Derisa të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor janë parë pa kravat në takimin joformal për integrimin rajonal ekonomik, ashtu nuk ndodhi edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj me të mbërritur në Durrës, ku po mbahet takimi, është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë përcjelljes i tha ta heqë kravatën.Ashtu edhe ndodhi. Haradinaj u pa në takim pa kravat, ashtu siç ishin edhe kryeministrat tjerë.E kryeministri Rama, nuk ndryshojë nga takimi i vitit të kaluar. Ai derisa priste mysafirët sërish është parë me atlete.