23:45 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Barcelona kërkon Ivanoviqin në janar

Klubi katalanas është në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Problemet me lëndimet e lojtarëve në mbrojtje, kanë shtyrë drejtuesit e Barcelonës që të kërkojnë një qendërmbrojtës.

Sipas Goal, gjiganti spanjoll kërkon ish-mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanoviq.

34-vjeçari aktualisht është pjesë e Zenitit në Rusi, por një ofertë e Barcelonës, mund ta bindë atë që të kthehet të luajë përsëri në nivelet e larta.

Barça pritet që në javët në vijim të bëjë ofertë zyrtare për futbollistin serb.

Temat: