14:14 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

​Delawie uron guvernatorin e ri të BQK-së

Guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Dealawie.

Delawie uroi guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen e tij në postin e guvernatorit dhe inkurajoi BQK-në të vazhdojë rrugën e saj në rregullimin e sektorit financiar dhe mbarëvajtjen e stabilitetit të sektorit.Ambasadori amerikan theksoi se një udhëheqësi e fuqishme dhe e lartë në BQK janë kyçe për fuqinë e vazhdueshme financiare të Kosovës dhe shprehu dëshirën për të vazhduar të punojë me BQK-në.

“Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Ambasadorin rreth zhvillimeve në sektorin financiar të vendit, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Guvernatori Mehmeti po ashtu shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria e SHBA-ve për zhvillimin institucional të BQK-së që nga themelimi i saj dhe për zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi”, thuhet në një komunikatë dërguar mediave nga BQK-ja.