12:22 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

​Mësohen çmimet e Mercedesit të ri

Mercedes ka nisur të marrë porositë për klasën e re A në Gjermani, ku versioni bazë i A200 kushton rreth 30 mijë euro.

Brezi i katërt i Mercedes-Benz A Class u prezantua në ceremoninë e Amsterdamit në fillim të shkurtit dhe një muaj më vonë u bë e ditur lista e çmimeve për disa tregje evropiane.

Klasa e re A në Gjermani do të shitet me një çmim prej 30,231 euro, modeli bazë A200 me 1.3 benzinë turbo me 163 kuaj fuqi.

Motori është i lidhur me ndërruesin manual prej gjashtë shpejtësive, ndërsa si opsion është dhe ndërruesi automatik prej shtatë shpejtësive.

Blerësit që dëshirojnë variantin më të fuqishëm benzinë për 36.461 euro do të blejnë modelin A250 2.0 turbo-benzinë me 224 kuaj fuqi.

Në ofertë është edhe modeli dizel A180d, me çmim fillestar prej 31.398 euro, me katër cilindra, 1.5 litra turbo-dizel me 116 kuaj fuqi.

Dërgesat e para për modelin e ri të klasës A priten në muajin maj.

Temat: