19:52 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Elegancë dhe sport, kjo është A-Class e re

Mercedes Benz ka prodhuar një variant të A Class që fillimisht do të jetë e disponueshme vetëm për tregun kinez.

Mercedes A Class L Berlina ka më shumë hapësirë për pasagjerët që ulen në sediljet e pasme, pasi kjo ka qenë kërkesa e tregut. Në vitin 2019 ky model do të vijë edhe në Europë, por Mercedesi nuk ka qartësuar nëse do të jetë identik si ai që nis shitjet këtë vit në Kinë, apo do të ketë ndryshime të vogla për “Kontinentin e Vjetër”.

Vëmendje të veçantë te ky Sedan tërheqë edhe interieri i tij, veçanërisht instrument-tabela e tij dhe ulëset me nxehje/ftohje dhe masazh.

A-Class Sedan në Kinë do të jetë në dispozicion në versionin e zgjatur L, me boshtin e rrotave të zgjatur ku gjatësia e këtij modeli është 4.6 metra.

Sa i përket motorit, thuhet se do të jetë në dispozicion me motorët benzinë 1.4 dhe 2.0-litër Turbo, të dytë në kombinim me marshin e dyfishtë DCT. /IndeksOnline/