12:31 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Në Lipjan arrestohet një shitës i marihuanës

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Lipjan një person të dyshuar për shitjen e substancave narkotike.

Policia njofton se të dyshuarit, shqiptar, gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur substance narkotike të llojit marihuanë me peshë afro 18 kilogramë, dy celularë, dy fletore për evidence dhe një peshore digjitale si dhe 360 euro para të gatshme.

Me urdhër të Prokurorit I dyshuari është në mbajtje.