12:06 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Pamje të autobusit që u dogj (Foto)

Një autobus i cili po bartte udhëtarë nga Gjilani për në Prishtinë ka marrë flakë dhe si pasojë është djegur i tëri.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Incidenti ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Brus.

Në autobus ishin rreth 20 udhëtarë, e të cilët fatmirësisht janë larguar sapo është vërejtur tymi. Policia dhe zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Por besohet se mund të jetë për shkak të ndonjë defekti të autobusit.

Sië mësohet, autobusi gjatë ditës së sotme nuk i ka bërë as 100 km.