15:01 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

​Ringjallet Opel – arrin pjesën më të madhe të tregut në dekadë

Prodhuesi gjerman ka arritur muajin e kaluar pjesën më të madhe të tregut në Gjermani që nga dhjetori 2010.

Gjatë muajit shtator, Opel kishte një pjesë të tregut prej 10.2 për qind në makinat e pasagjerëve, që ishte shtatori më i mirë që nga viti 2006 .Nga Raselheim thonë se kanë përfituar nga përgatitja në kohë dhe konstante për kalimin në një sistem të ri WLTP për testimin e gazrave dhe konsumit, i cili filloi të zbatohet nga 1 shtatori.

Opel aktualisht ofron 127 modele të makinave për udhëtarë, të cilat përmbushin standardet e reja strikte Euro 6d-Temp. Shitja e Opel ka shënuar rritje dhe në vendet tjera evropiane, ashtu që prodhuesi gjerman ka arritur pothuajse gjashtë për qind të tregut në Spanjë dhe 4,3% të Francës, që është rezultati më i mirë i kompanisë që nga maji 2015.

Në Opel asnjëherë deri më tash nuk kanë përmendur ndikimin e kalimit nën pronësinë e grupit francez PSA në rritjen e këtyre rezultateve.

Temat: