17:01 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tërhiqen 43000 makina “Opel” pas skandalit ”Dieselgate”

Kompania prodhuese e “Opel”-it, degë e PSA-së do të tërheqë rreth 43000 makina për shkak të pranisë së një pajisje “të papranueshëm” që modifikon nivelet e emetimit, njoftuan sot Agjencia Federale Gjermane e automobilave KBA dhe kompania.

Në total rreth 96000 makina do të tërhiqen në Evropë, përfshirë modelet Cascada, Insignia dhe Zafira standarde dizel “Euro 6” me vit prodhimi midis periudhës 2013- 2016, saktësoi KBA-ja.

“Opel” bëri të ditur për median se kishte kryer vullnetarisht përditësimin e pajisjes tek 53000 automjete.

KBA-ja raportoi fillimisht se vetëm 23000 makina ishin përditësuar, por sipas “Opel”-it, kjo shifër vlen vetëm për Gjermaninë.

Temat: