09:01 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

​Robben drejt transferimit te ky klub

Skuadra portugeze ka shprehur interesim për veteranin holandez.

E ardhmja e Arjen Robben mund të jetë te Benfica. Holandezi i cili ka vendosur të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni ka zgjedhur pikërisht “shqiponjat” e Lisbonës për të vazhduar karrierën.Lajmin befasues e jep e përditshmja gjermane Bild e cila tregon se ka burime të sigurta në lidhje me këtë lajm.

Robben pëlqehet edhe në Holandë nga Groningen mbi të gjitha por edhe nga Ajax dhe PSV Eindhoven, gjithsesi mesa duket 35-vjeçari preferon Benficën dhe do të jetë Portugalia destinacioni i tij i ardhshëm në karrierë.