16:58 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bologna – Inter: Befasi në formacionet zyrtare

Pas dy ndeshjeve me rezultate dëshpëruese, Interi rikthehet të luajë në pasditën e sotme në Serie A.

”Stadio Renato Dall’Ara” është nikoqir i duelit, Bologna – Inter me fillim nga ora, 18:00.

Pas dy ndeshjeve të para, Interi ka marrë një humbje nga Sassuolo dhe ka barazuar më pas me Torinon.

Teksa, Bologna edhe Bologna është në gjendje të njejtë – me vetëm një pikë të grumbulluar deri më tani, transmeton IndeksOnline.

Dhe pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare dhe shihet që Mauro Icardi mungon për shkak të lëndimit muskulor.

Bologna: Skorupski – González, Danilo, Herlander – Mattiello, Poli, Pulgar, Dzemaili, Dijks – Santander, Falcinelli.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Keita

/IndeksOnline/

Temat: