12:22 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

​Sulmi në Kuvend, Apeli vendos seancën për 22 shkurt

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes, të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit, të mbahet më 22 shkurt.

“Më 22 Shkurt, Gjykata e Apelit paska vendosur seancën për aktivistët tanë të cilëve iu montua rasti i sulmit në Kuvend, padrejtësisht, pa asnjë provë dhe u dënuan me mbi 21 vite burgim vetëm në bazë të indicieve, paragjykimeve e interpretimeve të Beqir Kalludrës.Aktivistët tanë, Egzoni, Frashëri, Adea dhe Atdheu janë të pafajshëm dhe Gjykata e Apelit duhet ta zhbëjë atë aktgjykim skandaloz, joprofesional, politik e të padrejtë”, shkruan Haxhiu në Facebook.